Këtë të martë kryeministri Edi Rama është zhvendosur në veri të vendit për fushatën elektorale, në qytetin e Tropojës, por sipas Sali Berishës, ai ka shkuar atje me militantë të PS-së.
Fushata elektorale në Tropojë sipas ish kryeministrit po bëhet me militant që kanë ardhur nga Tirana.
Për këtë çështje, Berisha ka postuar foto që tregojnë autobuzët e militantëve të ardhur nga Tirana për të bërë fushatë në Tropojë.
POSTIMI:
Kjo esht fushate,ne Tropoje me militante nga Tirana. Ja mesazhi dhe fotot e qytetarit dixhital! sb
"06/06/2017, 11:01:02: ?Dr Berisha autobuzat qe sollen militante nga Tirana".