Basha: Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt për Tiranën

Shqipëria

Basha: Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt për Tiranën

Më: 6 qershor 2017 Në ora: 21:43
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka çelur sot pasdite fushatën elektorale në Njësinë Nr. 2 në Tiranë , ku përfaqësohet nga kandidati për deputet, Dashamir Shehu.

Në fjalën e tij, kandidati për deputet i PD-së, Dashamir Shehu tha se Republika e Re është një raport i ri me qytetarin por mbi të gjitha është raporti me mirëqenien dhe ekonominë me qytetarin.

Ndërsa, kryetari i PD-së, Lulzim Basha në fjalën e tij, tha se shoh këtu bashkëqytetarë të lëvizjes së 18 shkurtit, lëvizjes më të madhe post-pluraliste. “Gongu i republikës së vjetër ra me 18 shkurt. Republikë e Re lindi nga ju dhe sot është një realitet që e prek çdo shqiptar dhe që do vazhdojë të funksionojë me votën e qytetarëve me 25 qershor. Dje i shpallën luftë lëvizjes tuaj, sot kërkojnë se kush e kush do të fus kokën në “Çadrën e Lirisë”, madje dhe kryeministri Rama ka filluar të bëjë fushatë me simbolin tonë me dy gishta”.

Më tej, Basha shtoi se kryeministri thotë se Shqipëria është mirë ekonomikisht, por realiteti i përditshmërisë së shqiptarëve është i dhimbshëm. “Ndryshimi i parë i Republikës së Re do të jetë një sitem me standart Europian, ku politikanët tu  japin llogari qytetarëve. Parlamentarët do të zgjidhen drejpërdrejte nga  qytetaret dhe ata që nuk mbajnë fjalë , ju  do keni mundësi t’i shkarkoni para mandatit”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat