Basha në Mallakastër: Edhe 300 drejtorë të tjerë do të shkarkohen

Shqipëria

Basha në Mallakastër: Edhe 300 drejtorë të tjerë do të shkarkohen

Më: 7 qershor 2017 Në ora: 12:16
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha

I pranishëm sot në Mallakastër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka prezantuar sot kandidatët e Fierit.

Gjatë këtij takimi, Basha foli edhe për shkarkimet e drejtorëve duke u shprehur se “edhe 300 drejtorë të tjerë do të ikin nëse ata shantazhojnë apo mashtrojnë qytetarët për votën e 25 qershorit”.

“Ankohen se kanë ikur 20-30 drejtorë. Do ikin edhe 300 të tjerë nëse shantazhojnë qytetarët. Koha e maskarenjve, mashtruesve po merr fund, po vjen koha e njerëzve të thjeshtë e punëtorë të të gjithë Shqipërisë”, tha ai.

“Ju e dini se çfarë e shtyu Republikën e Vjetër të pranonte kapitullimin. Asgjë tjetër përveç bashkimit dhe vendosmërisë suaj nuk e ndali Ramën. Ne rrëzuam gjysmën e kabinetit qeverisës. Pemën dhe frytet e demokracisë do ja kthejmë çdo shqiptari të thjeshtë. Fitore me çdo kusht. Qytetarët do t’i shkarkojnë deputetët e tyre që nuk i kryejnë punën”. Vijoi kryedemokrati .

“Unë jam dëshmitar i politikës evropiane. Lërini batutat, cirqet e vertikalet që bëjnë Rama me Metën. I vetmi synim që kanë është të mbajnë pushtetin për veten e tyre”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat