Rama: Gjakova, qendër qytetërimi për ne shqiptarët

Shqipëria

Rama: Gjakova, qendër qytetërimi për ne shqiptarët

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 07:41
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes ”rubrikës” së tij Amarcord në rrjetin social Facebook, ka bërë një dedikim të veçantë për qytetin e Gjakovës, duke publikuar një foto të vjetër të qytetit e duke shkruar se Gjakova është qendër qytetërimi për shqiptarët.

”Është një ndjesi e veçantë të jesh në Gjakovë, qendër qytetërimi për ne shqiptarët, bash si Shkodra, me katolikë e myslimanë, me teqenë e famshme të saadinjve, kisha dhe xhami, aq pamëshirshëm shkatërruar e djegur gjatë luftrave për emancipim. Teksa sheh këtë foto të vjetër të kasabasë së Gjakovës, mendon për qetësinë qytetare të banorëve të saj, njerëz të punës, intelektualë dhe dijetarë që i japin nder Kosovës dhe gjithë Shqipërisë”, shkroi Rama.

Fjala Amarcord vjen nga dialekti i Emilia Romagnas që do të thotë “io mi ricordo”, pra unë mbaj mend, ose mua më kujtohet. Sot, më shumë ka kuptimin e nostalgjisë.

Përmes kësaj ”rubrike”, Rama publikon foto të rralla vendesh apo personazhesh për të kujtuar përvjetorë, ngjarje apo thjesht për të përshëndetur artistë e data të caktuara historike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat