Votimi për herë të parë, shikoni si Rama kopjon spotin e partisë greke

Shqipëria

Votimi për herë të parë, shikoni si Rama kopjon spotin e partisë greke

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 21:09
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij në Facebook një spot për të motivuar elektoratin që voton për herë të parë.

Aty shfaqet një vajzë e cila tregon për herën e saj të parë si votuese. Por, ndërkohë duket se ky spot nuk është një gjetje ekskluzive e Ramës dhe njerëzve që punojnë me fushatën e socialistëve.

Kjo formë e reklamës poltike është përdorur edhe në Greqi prej partisë “To Potami” e themeluar nga një gazetar i njohur në këtë vend.

Më poshtë, video e spotit të Ramës dhe spotit të partisë greke, që ngjajnë gati si dy pika uji jo vetëm tek personazhi që është një vajzë, por edhe tek fjalët që janë zgjedhur për të ilustruar rëndësinë e votës së parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat