Basha: Meta është bërë si bishë, asnjë votë për shushunjat

Shqipëria

Basha: Meta është bërë si bishë, asnjë votë për shushunjat

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 11:20
Kryetari i PD, Lulzim Basha

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar sulmin ndaj partive që janë në koalicionin qeverisës. Nga qyteti i Peshkopisë, Basha i ka bërë thirrje që mos japin asnjë votë për PS, LSI dhe PDIU duke i konsideruar ato si shushunja.

Basha: Basti është do vazhdoni edhe 4 vjet me këtë shoumen, me këtë njeriun e shfaqjes, me tuta dhe batuta ndërkohë që ka future duart e tij të gjata, të Ilir Beqjas dhe të Ilir Metës në xhepat tuaj. Këtë do vazhdoni, do i besni Ilir Beqajs, do i besoni këtyre partive që kanë një qëllim, të zhvasin shqiptarët të jenë pjesë e tepsisë, se platform nuk kanë as LSI, as PDIU. Asnjë votë për shushunjat. Koha e shushunjave në pushtet merr fund në 25 qershor. Janë bërë xhind, është bërë bishë Ilir Meta. Pse u bë bishë? Sepse e shikonte veten një dorë në bakllava, një dorë në sheqerpare. Por mesa shoh dorën në bakllava nuk ka për ta pasur kurrë  më,  por edhe këta të sheqerpares kanë ndërmend t’ia heqin dorën. Edhe këta të PDIU që janë future me kokë në qypin e turishive, më mirë hidhini në Drin votat sesa tja jepni këtyre, më mirë në Drin të Zi sesa këtyre.

Kreu i opozitës i premtoi dibranëve se nëse merr pushtetin brenda dy viteve rruga e Arbrit do të jetë realitet. 

Basha: Ju jap fjalën se brenda janarit të ardhshëm kantieri i rrugës së Arbrit në të gjithë gjatësinë e tij do të jetë në funksion të plotë dhe brenda dy viteve tuneli dhe rruga e Abrërit do të jetë një realitet ku do të qarkullojnë makinat e dibranëve dhe gjithë shqiptarëve. 72 minuta nga Bllata në Sheshin Skënderbej.

Basha sulmoi edhe ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj për situatën ku ndodhet ekoniomia, ndërsa tha se taksa 9% që do ta vendosë nësë PD vjen në pushtet është një taksë konkuruese në rajon. 

Basha: Taksa e sheshtë 9% është taksë konkuruese në Rajon. Se ne sot në Rajon nuk konkurojmë dot as me Malin e Zi, as me Kosovën, as me Bosnjën, as me Maqedoninë. Ne jemi dalja e zezë, me taksat me të larta me rrogat më të ulëta. Kjo është ekonomia e Edi Ramës dhe Ben Ahmetaj. Po kështu është kur bën mësuesin e anglishtes ministër Finance, se nuk i bëhet vonë se kanë ekonomistë të zotë ata. Kundërshtar politik e kemi Shkëlqim Canin, jo se e kemi patriot, natyrisht formulat në kokë i ka të vjetra, po ekonominë e kupton. Po  e hoqi, solli këtë Arben Ahmetajn, jo se Arben Ahmetaj di më shumë Cani, por sepse Arbeni i duhej për garuzhden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat