Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Përparim Spahiu ka kritikuar ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj për situatën e spitaleve në Shqipëri, e veçanërisht në Bulqizë ku ai zhvilloi një takim me banorët e zonës. Spahiu tha se gjendja e spitalit të Bulqizës është mjerane.
E për këtë arsye, nga frika për tu përballur me revoltën e qytetarëve të pakënaqur nga ish-ministri i Partisë Socialiste, Spahiu thotë se Beqaj ka zgjedhur të bëjë fushatë duke kërkuar vlerësime për arritjet e Ministrisë së Bujqësisë që është drejtuar nga LSI-ja.
“Bën fushatë, status, me shpërndarjen e lopëve në Burrel nga Ministria e Bujqësisë”, u shpreh kandidati për deputet i LSI-së, Përparim Spahiu, gjatë takimit elektoral në Bulqizë.