Ambasada amerikane shpreh shqetësim për ankesat ndaj ligjit të vetingut

Shqipëria

Ambasada amerikane shpreh shqetësim për ankesat ndaj ligjit të vetingut

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 05:35
Ambasada amerikane, Tiranë

Në Shqipëri, ambasada amerikane bëri thirrje sot që paditë ligjore të paraqitura në fillim të muajit në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtohen në mënyrë të hapur dhe transparente, duke u mbështetur në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Shqetësimi i zyrtarëve amerikanë, ka të bëjë me ankesat e paraqitura në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, që kërkojnë shfuqizimin e disa neneve, që kanë të bëjnë me ligjin e vetingut. Ambasada amerikane shpreh shqetësimin për këto përpjekje, që i quan "përpjekje për të dobësuar reformën, për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë të korruptuar, përfshirë ata që kanë lidhje me krimin e organizuar". Ky është një gjest i pazakontë i ambasadës amerikane që i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese ta shqyrtojë padinë në mënyrë transparente. Padia u paraqit në fillim të muajit, por ekzistenca e saj u mësua një javë pasi ishte paraqitur dhe pranuar nga Gjykata Kushtetuese./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat