Ja cili biznesmen e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri

Shqipëria

Ja cili biznesmen e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 00:10
Ilustrim

Një makinë e mirë është luks që një biznesmen mund t’ia lejojë vetes. Dhe në fakt, përgjithësisht, biznesmenët shqiptarë lëvizin në makina të shtrenjta dhe komode.

Për këtë mjafton psh., një eveniment biznesi për të kuptuar që parku i automjeteve personale të biznesmenëve është i larmishëm në marka e modele makinash.

Inaugurimi i sallonit të ri të Auto Star Albania-s ishte një rast i mirë shpalosjeje të këtij luksi, pasi aty ishin të ftuar rreth 2500 persona, kryesisht nga fusha e biznesit. Dhe në këtë mori mjetesh një kuriozitet është i pashmangshëm.

Cili është ai që ka makinën më luksi, cili është personi që e ka makinën më të shtrenjtë në Shqipëri?

Ky status i takon biznesmenit Ramë Geci me Roll Royce-n e tij. Makina është blerë në Gjermani për 428 mijë euro. I pyetur nëse makina e tij është më e shtrenjta që lëviz nëpër rrugët shqiptare, Geci përgjigjet me sensin e tij të njohur të humorit: S’besoj se ka ndonjë person tjetër që mund të bëjë budallallëk të paguajë 12 milionë lekë të reja TVSH për një makinë personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat