Ish kreu i LSI-së, Ilir Meta ka ftuar të gjithë të rinjtë, por jo vetëm për të marrë pjesë në mitingun që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë.
Gjatë fjalimit të tij në Pogradec Meta doli garant i mbrojtjes së votës dhe ftoi të gjithë socilistë dhe demokratë të votojnë LSI-ne. “Në 25 qershor të themi të gjithëve që Shqipëria ka zot, të themi që të rinjtë nuk do të ikin nga Shqipëria. Edhe socialistët edhe demokratët do të votojnë për LSI-në”, tha Meta dje nga fjalimi në Pogradec.