Kryeplaku i fshatit Rraboshtë në Lezhë, njëherësh edhe aktivist i LSI-së, Gjovalin Gjini është sulmuar ditën e sotme nga persona të paidentifikuar.
Ai është goditur në pjesë të ndryshme të trupit nga persona të maskuar, teksa kthehej në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur në orët e darkës.
Gjini është jashtë rrezikut për jetë, por ka thënë se sulmi ndaj tij është politik. Ai ka thënë në polici se nuk i njeh personat që e kanë sulmuar. Ata kanë tre dhe të maskuar.
Ai ka treguar se personat ishin edhe të armatosur. Gjini ndodhej në një dyqan kur i është zënnë prita. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.