Dhunohet kryeplaku i fshatit, hidhen akuza politike

Shqipëria

Dhunohet kryeplaku i fshatit, hidhen akuza politike

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 08:29
Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga Gjovalin Mark Gjini, ai është sulmuar nga tre persona të maskuar.

Kryeplaku i fshatit Rraboshtë të Lezhës është dhunuar nga tre persona ende të paidentifikuar nga policia.

Sipas dëshmisë së dhënë në polici nga Gjovalin Mark Gjini, ai është sulmuar nga tre persona të maskuar. 

Kryeplaku 38-vjeçar ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën ku po kuron dëmtimet e marra. 

Kjo ngjarje u vlerësua si politike nga ana e kryesuesit të kandidatëve për deputetë të LSI-së në Lezhë, Viktor Tusha. 

Akuzat për dhunimin e kryeplakut, Tusha i hodhi ndaj eksponentëve të Partisë Socialiste, ndërsa i bëri thirrje Lindita Nikollës, kandidates socialiste në këtë qark, që të ndërhyrë për të mos u përsëritur më episode të tilla. 

Nga ana tjetër Policia e Lezhës po kryen hetimet e nevojshme, për zbardhjen e incidentit.

Image
Plagët e plakut
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat