Deklarata e fortë e demokratit Patozi: Basha të jetë i qartë se…

Shqipëria

Deklarata e fortë e demokratit Patozi: Basha të jetë i qartë se…

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 11:52
Deputeti i PD-së, Astrit Patozi

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka leshuar nje deklarate te forte sot pas seancës plenare ku u bë zëvendësimi i një anetari të komisionit të vettingut dhe betimi i Avokatit të Popullit.

Pas seances ne nje deklarate per mediat, Patozi ka folur per pranine e tij ne seancen e sotme duke e quajtur detyriom dhe krejt normale.

“Kush mendon që kam ardhur sot për të dorëzuar testamentin politik e ka shumë gabim. Nuk kam pasur mëdyshje për të ardhur sot. Është respekt për ata që më kanë zgjedhur dhe detyrim për forcën politike që më ka kandiduar 3 herë. S’kam mëdyshje dhe do vijë sa herë të më kërkohet deri sa përfundoj mandatin tim”, tha ai.

Sipas tij, ai do te jete ne PD, edhe kur Basha te largohet.

“Kush mendon se marrëdhënia ime me PD varet nga humori i Lulzim Bashës e ka gabim, sepse Lulzim Basha më ka gjetur aty dhe do më lërë aty kur do largohet. Në fushatë jam pak më modest se herët e tjera për shkak të zgjedhjes së zotit Basha”, tha Patozi.

Patozi tha prere se ne kete jave te mbetur fushate duhet te sqarohet prere legjenda e koalicionit PD-PS pas zgjedhjeve.

E shikoj me keqardhje që për herë të parë në historinë e PD-së forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një fushatë që përçmon PD-në, pra kundërshtarët përçmojnë PD-në, duke nisur që nga flamuri, simbolet kryetari. Dhe ndjej keqardhje.

Problemi kryesor në këtë fushatë për PD-në për të cilën jam i shqetësuar është fakti se qarkullon një legjendë e cila  nuk po fashitet, sipas së cilës pas zgjedhjeve do të ketë një koalicion të madh mes PS- PD. Nëse kjo javë e fundit, nuk do ta ndajë përfundimisht PD-në nga kjo legjendë pasojat do të jenë shumë të rënda dhe do të jetë përgjegjësi e vetme e zotit Basha. Sepse nëse demokratët konstatojnë se ka një marrëveshje mes udhëheqësit të tyre dhe të PS-së atëherë ata nuk kanë fare problem të bëjnë marrëveshje lokale, pra që  të kalojnë edhe tek PS-së sepse qenka e njëjta gjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat