Blushi: Rama i dëshpëruar, s`jemi shtet policor

Shqipëria

Blushi: Rama i dëshpëruar, s`jemi shtet policor

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 15:28
Ben Blushi

Në takimet me banorë të njësive numër 1 dhe 2 në kryeqytet, kryetari i LIBRA Ben Blushi duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për Policinë e Shtetit tha se ata janë famkeqe dhe kërcënuese ndërsa shtoi se janë tregues i dëshpërimit të kryeministrit.

Ben Blushi: “Ky në fakt e ka kthyer në një shtet policor, por jo policor për të mbrojtur rendin, për të mbrojtur pronat tuaja, jo policor për të mbrojtur Shqipërinë nga hajdutët dhe kriminelët por shtet policor që  ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me kanabis. Tani i thotë mbasi mbollët kanabisin për tre vjet gjithë policëve të Shqipërisë dhe mbasi më mbrojtët mua nga populli i Shqipërisë shkoni dhe mblidhini vota për mua.”

LIBRA përfundoi Ben Blushi, synon të luftojë të keqen dhe politikanët që e kanë shëndrruar Shqipërinë në vend të varfër dhe të pashpresë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat