Seanca për Vettingun, akuzon Topalli: Në listë ka emra që janë kamikazë të kryeministrit

Shqipëria

Seanca për Vettingun, akuzon Topalli: Në listë ka emra që janë kamikazë të kryeministrit

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 16:43
Jozefina Topalli

Gjatë seancës të jashtëzakonshme të mbledhur sot në Kuvend për Vettingun dhe për miratimin e listave të gjyqtarëve, deputetja e PD Jozefina Topalli ka marrë fjalën dhe ka nisur të sulmojë verbalisht Ramën sidomos, duke thënë se emrat në listën që do të bëjnë Vettingun janë kamikazë të tij.

“E vërteta është se aq sa ka pasur dhe ka pritshmëri të lartë, aq është edhe rreziku i dështimit të saj të turpshëm. Po filloj me listat që keni përpara meqë nuk guxoni të flisni. Në këtë listë ka miq të ngushtë të kryeministrit, kamikazë politikë të kryeministrit, pushtues tokash. Kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këta do bëjnë vetingun. Ata që s’janë të Ramës, janë të Bashës”, tha Topalli në parlament.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat