Shpërthim në kanalin vaditës në Shkjezë, Vau i Dejës

Shqipëria

Shpërthim në kanalin vaditës në Shkjezë, Vau i Dejës

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 18:16
Pamje nga shperthimi

Në kulmin e sezonit të vaditjes, persona të papërgjegjshëm kanë vendosur lende plasëse ne kanalin vaditës në fshatin Shkjezë të Njesisë Administrative të Bushatit në Bashkinë Vau Dejës.

Një fakt i tillë është denoncuar nga drejtues të Bashkisë të cilët kanë ndërhyrë që në orët e para të mengjesit për të bere riparimin e demeve te shkaktuara

Si pasojë e kësaj ngjarje, më shumë se 4 fshatra të njësisë administrative të Bushatit rrezikohen të mos kene uje për vaditjes, ndërkohe qe sipas të dhenave nga Bashkia Vau Dejës behet me dije se demi do të riparohet në një kohe rekord për ti ardhur në ndihme fermereve.

Bashkia Vau Dejës fton prokurorinë të nisë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat