Ministri Koka në spital: Rilindja e Krimit, t’i japim fund bandës së dhunës më 25 Qershor

Shqipëria

Ministri Koka në spital: Rilindja e Krimit, t’i japim fund bandës së dhunës më 25 Qershor

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 23:30
Lefter Koka

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka qenë i pranishëm pasditen e sotme në spital ku ka vizituar eksponentin e LSI-së së Fushë-Krujës, Blerim Çela, i cili u godit me leva nga persona të panjohur.

Ministri Koka ka postuar edhe një status në profilin e tij në fb ku akuzon Policinë e Shtetit për neglizhencën.

Statusi i ministrit Koka në Facebook:

E pabesueshme c’ka po ndodh!

Policia e Shtetit ka ikur ne drejtim te paditur dhe Policia e KRIMIT dhe DROGES po sulmon qytetaret anembane vendit.

Pavaresisht presioneve te Rilindjes se Krimit eshte koha qe te gjithe ne , qe shqiptaret kudo jane te ruajne qetesine dhe ti tregojme kesaj Bande ne 25 Qershor FUNDIN!

I dashur Blerim, te dashur familjare e femije te Blerimit, te dashur qytetare shqiptare kudo jeni !

Le te jemi te qete, keto jane perpelitjet e fundit , por me besoni neser do te jene vetem nje kujtim i hidhur per ju e per te gjithe ne!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat