Kandidati për deputet i LSI-së në Lezhë, Viktor Tushaj ka reaguar pas publikimit të një videoje nga ana e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në këtë video shfaqet Tushaj duke i futur një zarf në xhep kryeplakut të fshatit Rraboshtë që u dhunua pak ditë më parë.
“Zakoni i malësorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqtë e Gjovalinit tërë jetën tonë e kemi respektuar dhe do ta respektojmë këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!”, shkruan Tushaj në “Facebook”.