LSI shton akuzat: Kontroll mjekësor Ramës, nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore

Shqipëria

LSI shton akuzat: Kontroll mjekësor Ramës, nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 12:52
Petrit Vasili

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur sot kryeministrin Edi Rama për thirrjet e drejtuara policisë për të votuar Partinë Socialiste. Rama i ka bërë këto thirrje gjatë një takimi në Kuçovë.

LSI, përveç se thotë se këto deklarata të Ramës janë të paligjshme dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e vendit, kërkon edhe kontroll mjekësor për Ramën për gjendjen e tij mendore. “Çmojmë të domosdoshëm kontrollin mjekësor të kryeministrit për të verifikuar nëse ai është i aftë mendërisht apo jo që të kryejë detyrën e kryeministrit të vendit. Në këto deklarata tregohet qartë se ai nuk është në gjendje të qëndrueshme mendore. Nëse një tronditje e tillë psikike vjen prej panikut, prej fuqisë së rritjes së LSI sërish nuk është aspak shkak për përjashtimin nga përgjegjësia penale dhe politike”, ishte deklarata e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat