Meta në Kavajë: Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë

Shqipëria

Meta në Kavajë: Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë

Më: 20 qershor 2017 Në ora: 21:15
Arkiv

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) zhvilloi të martën në mbrëmje një takim elektoral me banorë të Kajavës (Shqipëri e mesme). I pranishëm Presidenti i zgjedhur Ilir Meta tha se, LSI do të dalë forcë e parë politike në Kavajë.

“Ka ardhur koha jo vetëm për drejtim të ri por më 25 qershor, Kavaja do të fillojë Vettingun ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës, ndaj atyre që u mësuan t’i dhunojnë dhe t’i shtypin qytetarët e Kavajës”, tha Meta.

“Flet për vetting, por e mbuloi Shqipërinë me drogë; ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe transparenca; nuk ka lidhje me të majtë apo të djathtë, por vetëm me tepsinë dhe kusinë e tij; nuk la trafikant pa futur në Parlament dhe bën moral për drejtësi”, tha Meta, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

“Numërimi mbrapsht ka filluar, për fitoren e Maksim Konës dhe LSI. Pushteti do kalojë nga duart e pakicës informale, në duart e shumicës reale. Pranvera e dytë demokratike në Shqipëri është e pakthyeshme. Uragani i demokracisë është i pandalshëm, rinia e Shqipërisë e ka vendosur, Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë dhe ne do t’i çlirojmë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik”, u shpreh Meta.

Ju keni një ekip me emrin Besadhe ne jemi e vetmja forcë politike që e mbajmë besën. Besa e Kavajës nuk ka lidhje me të pabesët e Rilindjes, ai Meta.

Duke marrë fjalën kreu i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se LSI ka një program të qartë për zhvillimin e Kavajës dhe të Shqipërisë.

“I gjithë populli shqiptar do të votojë më 25 qershor për taksat më të ulëta, punësim, paga të ndershme që do të taksohen 2 here e gjysëm më pak dhe programe që mbështesin zhvillimin e vendit”, tha Vasili. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat