Shpërthimi i makinës pas atentatit në Vlorë, banorët: Sikur plasi bomba

Shqipëria

Shpërthimi i makinës pas atentatit në Vlorë, banorët: Sikur plasi bomba

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 07:43
Ilustrim

Pak minuta pas u ekzekutua me 4 plumba në kokë në derën e banesës ku jetonte në Vlorë, 40-vjeçari Fation Sinani, një automjet ka shpërthyer me tritol.

Shpërthimi i mjetit ndodhi vetëm 100 metra larg vrasjes së Fatjon Sinanit, ndërsa tronditi gjithë lagjen “15 Tetori” në Vlorë.

Sipas raportimit të gazetarit Enrik Mehmeti për BalkanWeb, banorët e lagjes kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë, pasi shpërthimi ka qënë mjaft i fuqishëm.

“Dëgjuam shpërthim të paparë, sikur plasi bomba”,- tha njëri prej banorëve.

“Na ranë pajisjet e shtëpisë, po të mos e kisha kapur desh më ra përtokë edhe televizori”,- shtoi ai.

Image

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 22:58, në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.
Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç.
Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat