“Ringjallja i politikës rinore. LSI gati për të qeverisur Shqipërinë”

Shqipëria

“Ringjallja i politikës rinore. LSI gati për të qeverisur Shqipërinë”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 12:57
Flamuri shqiptar

Media italiane “Topicnews.it” i kushton një shkrim LSI-së dhe energjisë rinore që ka rreth vetes kjo forcë politike.

Në shkrim thuhet se LSI tashmë është gati për të marrë drejtimin e vendit në kohën kur dy partitë e mëdha kanë çuar në një pakënaqësi të vazhdueshme të shqiptarëve ndaj politikës.

Lëvizja Socialiste për Integrim, forca e cila integrimin drejt BE-së e sheh si një “lakmi” të një popull me bindje evropiane, ndihet gati për të qeverisur një vend që edhe pse është në rritje të vazhdueshme, ende mbetet vendi me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe konsumin më të ulëta për frymë në Europë (vlerësimet e Eurostatit të 37 vendeve, vendet e BE, EFTA dhe kandidate vendeve).

LSI si një forcë progresiste politike e qendrës së majtë, e themeluar në vitin 2004 është i njohur për stabilitetin e saj politik që ka siguruar vendin në vitet e fundit, ku dy partitë e mëdha kanë çuar në një pakënaqësi të vazhdueshme të shqiptarëve ndaj politikës.

“LSI, si forcë politike progresiste e qendrës së majtë, e themeluar në vitin 2004, njihet për stabilitetin politik që i ka garantuar vendit këto vitet e fundit, ku dy partitë kryesore i kanë shkaktuar pakënaqësi shqiptarëve ndaj politikës.

LSI është një lëvizje, e cila vendos rininë në radhë të parë dhe shembulli është deputetja më e re në Parlament, Kejdi Mehmetaj, e cila u ul në sallën e Kuvendit në moshën 20-vjeçare. Dhe sot, në moshën 24 vjeçe, ajo mban edhe detyrën e një prej zëvendëssekretarëve të partisë.

Në një klimë politike jo shumë të lehtë, forca e të rinjve të LSI-së bëhet pika thelbësore dhe dëshmia është mbledhja e 20 mijë të rinjve në Sheshin Nënë Tereza më 15 qershor për të treguar se e ardhmja i përket atyre dhe se ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre për ta ndërtuar atë”, thuhet në shkrim.

“Binomi LSI-rini nuk është rastësor, sepse shumë i ri, vetëm 23 vjeç, ishte edhe themeluesi dhe lideri historik, Ilir Meta, kur u ul për herë të parë në ndenjësen e Parlamentit.

Në karrierën e tij të gjatë politike, kryeministër nga 1999-2002, ai u bë kryeministri më i ri, vetëm 30 vjeç, Kryetar Kuvendi dhe më 28 prill u zgjodh edhe President i vendit, detyrë që do ta marrë zyrtarisht më 24 korrik të këtij viti.

Si në çdo vit elektoral, vërshojnë edhe sondazhet nga sigla të ndryshme, ku LSI-në e nxjerrin fituese, ndërsa të tjerë e pozicionojnë me 30% të totalit të votës, si të dytën pas PS-së me 32%. Por të dhënat ndryshojnë në mënyrë të shpejtë dhe drejt një rritje të vazhdueshme të LSI-së, mbi të gjitha këto ditët e fundit.

Në një klimë pasigurish politike, një nga pak siguritë është që LSI-ja, e udhëhequr nga entuziazmi i të rinjve të saj, do të luajë një rol lehtësues në udhëheqjen e Shqipërisë”, përfundon shkrimi i “topicnews.it”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat