Basha: Do ju udhëheq drejt ndryshimit si Berisha

Shqipëria

Basha: Do ju udhëheq drejt ndryshimit si Berisha

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 13:35
Lulzim Basha

Lulzim Basha deklaroi nga Kukësi se ai është gati t’i udhëheqë shqiptarët drejt një ndryshimi epokal, njësoj si Sali Berisha dhe Azem Hajdari në 1990-n.

“Dita e fitores po vjen. Dita e shpagimit për 4 vite terror, 4 vite diskriminim, 4 vite përbuzje, 4 vite ndasi krahinore marrin fund të dielën me votën tuaj. Hiqni duart nga vota e kuksianëve, hasjanëve dhe tropojanëve. Ju pret burgu i pamëshirshëm. Asgjë nuk e ndal fitoren tonë ditën e dielë”, tha Basha.

“Me mirënjohjen më të thellë për punën dhe sakrificën e qindra personave në Tropojë, Has dhe Kukës, përfaqësuar nga simbolet e ndryshimit, tribunit të demokracisë Azem Hajdari dhe lideri i ndryshimit epokal Sali Berisha.

Sot jam këtu dhe përkulem me respektin më të thellë ndaj punës dhe sakrificës tuaj dhe ju them se jam gati t’ju drejtoj për një ndryshim tjetër epokal.

Ndryshimi për të cilin votoni më 25 qershor është ndryshimi ekonomik, janë taksat e ulta, është ulja e TVSH-së dhe largimi një herë e mirë i terrorit mbi sipërmarrjen dhe njerëzit e thjeshtë.

Asnjë të mos mbetet pa votuar. Merrini edhe të majtët e zhgënjyer me vete dhe bëjini pjesë të Republikës së Re”, shtoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat