Basha në Rrëshen dhe Rubik: Nuk do mbjellim palma, do rrisim pensionet dhe rrogat

Shqipëria

Basha në Rrëshen dhe Rubik: Nuk do mbjellim palma, do rrisim pensionet dhe rrogat

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 14:01
Kreu i PD-së Lulzim Basha në Rrëshen

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka takuar sot dhjetëra qytetarë në Rrëshen dhe Rubik gjatë ecjes në rrugët e qyteteve.

Basha ka sqaruar tregtarët e vegjël që plani i tij do të ndezë ekonominë e vendit, do sjellë para në xhepat e shqiptarëve, do rrisë konsumin, prodhimin, dhe do të krijojë vende pune.

“Sepse, unë do të kem prioritetet e duhura. Paratë do të shkojnë për rritje pensionesh, për rritje rrogash, për investime që sjellin punësim, për mbështetje për fermerët, për stazhe për të rinjtë.

Paratë nuk do të cohen dëm për pllaka e fasada, dhe sdo të shkojnë tek një grusht njerëzish që janë miqtë e kryeministrit, ka theksuar Basha. Rrubiku është një qytet fantazëm krejtësisht i lënë pas dore. Shitësit në markete dhe ambulantët tregojnë se e mbajnë kot hapur.”, -tha Basha. 
Basha ndalet tek një lajmërim në qendër të qytetit që tregon se kur vjen uji, Ndërkohë, që sipas tij në Rëshen po hidhen mbi 2 miliardë lekë për fasadat

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat