“Të dielën ndryshon e gjithë Shqipëria, koha e sundimtarëve merr fund”

Shqipëria

“Të dielën ndryshon e gjithë Shqipëria, koha e sundimtarëve merr fund”

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 18:09
Lulzim Basha në Lezhë

Të dielën do ndryshojë e gjithë Shqipëria dhe koha e sundimtarëve do të marrë fund. Kështu deklaroi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Lezhës.

“Pushteti do rrëzohet me votën tuaj. Të dielën do ndryshojë edhe Shqipëria ashtu si bota. Koha e sundimtarëve do marrë fund. Ju do i hapni rrugë ndryshimeve kushtetuese që do lidhin fatin e politikanëve. Rama premtoi 300 mijë vende pune dhe ka mbajtur 0 premtime”, tha Basha.

Sipas kryetarit të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin.

“Rama nuk pati prioritet tuaja, por kishte prioritet e tij me zyra dhe orendi që i kushtuan shqiptarëve mijëra euro. Rama nuk ka prioritet shqiptarët, por pushtetin dhe timonin. 4 vite kohë dhe 16 milionë euro taksa të rritura. 56% e qytetarëve duan të ikin nga ky vend. Por nëse ikin më shumë se gjysma e qytetarëve të këtij vendi, Shqipëria merr fund. Rama vjen përsëri me të njëjtat premtime”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat