Numri jeshil i Policisë së Shtetit, denonconi krimet elektorale

Shqipëria

Numri jeshil i Policisë së Shtetit, denonconi krimet elektorale

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 19:25
Ilustrim

Përmes një mesazhi, Policia e Shtetit ka njoftuar qytetarët që të denoncojnë në numrin jeshil 0800 0 129, çdo rast të shit-blerjes së votës apo krime të tjera elektorale.

Policia e Shtetit ka njoftuar se numri jeshil funksionon pranë Grupit të Koordinimit dhe Drejtimit për menaxhimin e masave dhe të shërbimeve policore gjatë procesit zgjedhor, i ngritur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në përmbushjen me profesionalizëm e paanëshmëri të detyrave të përcaktuara në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe të Kodit Zgjedhor. Policia e Shtetit është e vendosur për të parandaluar dhe goditur çdo veprimtari që bie ndesh me ligjin dhe cenon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat