Të dënuarit duan të votojnë

Shqipëria

Të dënuarit duan të votojnë

Më: 22 qershor 2017 Në ora: 15:11
Ilustrim

Personat e që vuajnë dënimet me burgim duken më të interesuarit për të mos e humbur votën e tyre në votimet e 25 qershorit.

Nga 41 kërkesa që janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës për leje votimi, ose saktësim qendre votimi, 39 prej tyre kanë ardhur nga të dënuarit që vuajnë dënime të ndryshme me burgim. 

Mes të dënuarve që kanë bërë kërkesa për leje votimi janë edhe emrat e ish-deputetit Mark Frroku, Dritan Dajti, apo edhe Gilmano Dani. 

Shumica e kërkesave nga të dënuarit ka të bëjë me saktësimin e vendit të votimit, pasi rezultojnë si votues në qendrat e banimit, ndërkohë që për shkak të dënimeve që kanë marrë duhet të votojnë pranë institucioneve ku vuajnë dënimet. 

Ndonëse prej tre ditësh gjykata pranon kërkesat për leje votimi, deri më tani asnjë prej kërkesave nuk është shqyrtuar. Gjykata mund të japë leje votimi deri 6 orë para përfundimit të votimit ditën e diel më 25 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat