Basha merr mbështetje nga PPE për zgjedhjet e 25 qershorit

Shqipëria

Basha merr mbështetje nga PPE për zgjedhjet e 25 qershorit

Nga: A.M. Më: 22 qershor 2017 Në ora: 22:20
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ka njoftuar se ka marrë një mesazh nga Presidenti i Partisë Popullore Europiane, Joseph Dahl.

Përmes një postimi në Facebook, Basha ka thënë se Dahl i ka dërguar një mesazh me urimet e partive të djathta simotra europiane për një fitore bindëse në zgjedhjet e së dielës.

Postimi i plotë:

Joseph Dahl, Presidenti i Partisë Popullore Europiane, më ka dërguar urimet e partive të djathta simotra europiane për një fitore bindëse në zgjedhjet e së dielës. Ndër të tjera ai më shkruan:

“Zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele në Shqipëri nuk janë zgjedhje mes të majtës dhe të djathtës, por zgjedhje mes një të ardhmeje të përparuar europiane dhe vazhdimit të amullisë dhe pasigurisë së tanishme.

PD është e vetmja alternativë e aftë për të përmirësuar ekonominë, sepse është e vetmja parti që ka një plan të detajuar për të ringjallur situatën ekonomike në vend dhe për të krijuar vende pune.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat