Basha për Ramën: Është i obsesionuar pas timonit

Shqipëria

Basha për Ramën: Është i obsesionuar pas timonit

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 12:26
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  gjatë takimit përmbyllës elektoral në Laç, ka deklaruar se Rama e kërkon timonin dhe pse nuk di t’i japë makinës.

“Tani përsëri kërkon timonin, është i obsesionuar pas timonit. Ka katër javë që kërkon timonin dhe makinën dhe makinës nuk di t’i japë. Mbrëmë kërkoi timon anijeje. Makinës nuk di t’i japë, anijes nuk di t’i japë, premtimet nuk di t’i mbajë prandaj nuk mundet dhe nuk duhet ta ketë kurrë timonin. Timonin për jetën tuaj me Lulzim Bashën kryeministër do ta keni vetë ju sepse unë do të punoj jo për pushtetin tim, por për pushtetin e gjithsecilit prej jush. Do të punoj për fuqizimin e motorit të ekonomisë”, është shprehur Basha.

Gjithashtu Basha ka shtuar se dita e dielë është dita e vendimit të madh, nga e cilat varet nëse do të vazhdojmë edhe 4 vite me një njeri që nuk ka mbajtur asnjë premtim apo do ndryshojmë drejtim.

“Të vetmit me plan jemi je, të vetmit që mund ta nxjerrin vendin nga kriza jemi. Duke qenë se nuk ka plan, sillet si kryetar i opozitës. Nuk i eci fare, ndërsa tani bën thirrje të votojnë për të sepse duke votuar për të keni votuar për të Ismail Qemalin dhe Skënderbeun. Për të qeshur apo për të qarë. Të dielën nuk votohet për Ismail Qemalin, por votohet për ekonominë”, tha kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat