KESH çeqe për ish-të përmbyturit e Shkodrës, policia i merr për verifikim

Shqipëria

KESH çeqe për ish-të përmbyturit e Shkodrës, policia i merr për verifikim

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 00:58
ilustrim

Policia e Shkodrës ka shoqëruar pesë persona të cilët po shpërndanin vlera monetare në vëndin e quajtur lagjia ‘Guerrile’ Shkodër. Blutë kishin siguruar informacion në rrugë operative.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia thotë se kontatoi një automjet me targë AA 147 NC, tip ‘Ford’ me ngjyrë të bardhë me logo dhe në pronësi të KESH Tiranë.

Ne mjet u gjeten shtetasi A. Gj., 48 vjeç, banues ne Tiranë, me detyrë ekonomist në Drejtorinë Ekonomike të KESH, së bashku me shtetasit A. P, G. L, P. Ll. dhe N. N., të cilët u shoqëruan në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Policia bën me dije se gjatës deklarimeve, shtetasi A. Gj, pohoi se prej rreth një muaji ishte autorizuar nga Korporata Energjitike Shqiptare për shpërndarjen e dëmshpërblimeve (në çeqe) në zonat e përmbytura për rrethin e Shkodrës sipas VKM-së nr 842 datë 16.12.2011 dhe urdhërit nr 150 datë 18.04.2017 të Ministrit të Energjitikës.

“Ai me vete kishte dhe listën e personave përfitues të dëmshpërblimeve, në të cilën figuronin dhe shtetasit e lartpërmendur” thotë policia.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për vleresim të rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat