E rëndë në Mallakastër, rrihet brutalisht polici që ruante kutinë e votimit

Shqipëria

E rëndë në Mallakastër, rrihet brutalisht polici që ruante kutinë e votimit

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 22:23
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Drenovë të Mallakastrës. Policia bën me dije se një efektiv policie është rrahur në një qendër votimi nga një person. Agresori është shtetasi Besnik Caushaj, 49 vjeç, i cili është vënë në prangat e policisë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 24.06.2017, rreth orës 16:10, në ambientet e brendshme të oborrit të shkollës 9-Vjecare ‘Beqo Caushi’ Drenovë, Mallakastër, ka goditur me sende te forta (gurë) punonjësin e policisë i cili ishte paraqitur në qendrën e votimit sipas planizimit të shërbimit, në pritje për të martë në ruajtje qendrën e votimit nr 3254”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se në gjendje të dehur ka shkatërruar dhe xhamat e kësaj shkolle si dhe një mjet “Benz” me targa AA 044 OC, pronë e punonjësit të policisë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga nenet 150 dhe 237 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat