Urimi për besimtarët - Rama shmang zgjedhjet, uron Fiter Bajramin me Gurin e Përmetit

Shqipëria

Urimi për besimtarët - Rama shmang zgjedhjet, uron Fiter Bajramin me Gurin e Përmetit

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:21
Guri i Përmetit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një urim për besimtarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit.

Në një postim të fb, Rama shkruan: “Mirëmëngjes dhe me këtë pamje magjike të Gurit të Përmetit, Ju uroj të gjithë vëllezërve e motrave të besimit islam, Gëzuar Fiter Bajramit” .

Duket se Rama ka preferuar të shmangë vëmendjen nga proçesi zgjedhor që ka përkuar pikërisht në ditën e Bajramit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat