Denoncimi i sekretarit demokrat të QV: Si më kërcënoi në telefon Niko Peleshi

Shqipëria

Denoncimi i sekretarit demokrat të QV: Si më kërcënoi në telefon Niko Peleshi

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 08:33
Niko Peleshi

Sekretari i Qendrës së Votimit Kolanec, në Maliq, ka denoncuar në polici një rast dhunë ndaj tij. Ai thotë se është kërcënuar verbalisht nëpërmjet telefonit nga ish-zëvendës kryeministri Niko Peleshi.

Meti Koçiu, mbështetës i Partisë Demokratike thotë se mbrëmjen e djeshme e ka telefonuar Niko Peleshi dhe e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij.

“Me tha: do ta shikosh çfarë do të heqësh ti dhe familja jote”, thotë denoncuesi Koçiu.

Denoncuesi fillimisht ka debatuar me disa militantë socialistë për çështjen e blerjes së votave në zonën e Maliqit, dhe pas kësaj ka marrë telefonatën e ish-zëvendës kryeministrit Niko Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat