Makina e antikontrabandës për fushatë, thirrje të arrestohet doganieri

Shqipëria

Makina e antikontrabandës për fushatë, thirrje të arrestohet doganieri

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 15:16
Dogana e shtetit

Një doganier akuzohet se ka përdorur automjetin e anti-kontrabandës për arsye elektorale. 

Taska Forca e ngritur në Kryeministri që udhëhiqet nga zv.kryeministrja teknike Ledina mandija, i ka kërkuar 

Policisë së Shtetit bllokimin e automjetit dhe arrestimin e punonjësit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave me inicialet I.Z.

“Ky person, në kundërshtim flagrant me VKM 473, si dhe me urdhërat e Task-Forcës, Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ka përdorur në mënyrë të paligjshme automjetin e antikontrabandës me targë AA 214 LY, për arsye elektorale. Po kështu të procedohen edhe me personat përgjegjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për fshehje të fakteve dhe bashkëpunim në këtë aktivitet të paligjshëm. Task-Forca paralajmëron punonjësit e administratës shtetërore se do të përballen me sanksionet që parashikon ligji në rast se konstatohet përfshirja e tyre në procesin zgjedhor”, thuhet në një njoftim zyrtar të Taska Forcës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat