KQZ: Në 12 qarqe kanë votuar 45 përqind të qytetarëve

Shqipëria

KQZ: Në 12 qarqe kanë votuar 45 përqind të qytetarëve

Më: 25 qershor 2017 Në ora: 22:31
Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj

Zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj, në një konferencë për media tha se nuk ka pasur asnjë mangësi sa i përket  të  përket të gjitha kompetencave të KQZ-së.

Ajo ka raportuar edhe për të dhënat që janë dhënë nga qendrat e votimeve.

Hoxhaj: Të dhënat janë dërguar nga gjysma e qendrave të votimit

“Nga 5632 qendra votimi kanë hedhur të dhëna në sistemin e KQZ-së , 2463 qendra votimi kanë hedhur të dhënat në sistem  lidhur me pjesëmarrje të qytetarëve në zgjedhje”, tha Hoxhaj.

Ajo tregoi edhe të dhënat nga 12 qarqe të Shqipërisë ku sipas saj Qarku i Beratit ka dalë 47.77 përqind, qarku i Dibrës 54/99 përqind, qarku i Durrësit 40.77 përqind, qarku i Elbasanit 46.49 përqind, qarku i Fierit 44.87 përqind, Gjirokastrës 44.48 përqind, Korcës 48.65 përqind, Kukësit 53.38 përqind, Lezhës 44.07 përqind, Shkodër 42.3 përqind, Tiranë 48/62 përqind, Vlora 35 përqind.

Sipas saj në rang vendi kanë votuar 45.17 përqind e qytetarëve që kanë pasur të drejtë votimi në këto zgjedhje.

Ajo po ashtu tha se deri më tani janë duke i dorëzuar të dhënat në Komisionet zonale ku më pas do të bëhet edhe numërimi i votave.

Hoxhaj: KQZ apelon komisionerët që ta kryejnë punën e tyre

“Ndërkohë që numërimi i votave ka filluar KQZ u bën apel të gjithë komisionerëve që të respektojnë kodin zgjedhor të dorëzojnë çdo gjë sipas procedurave të caktuara drejt qendrave të numërimit të votave”, tha Hoxhaj.

 Sipas Exit Polleve PS ka fituar 45 deri 49 përqind të votave, ndërsa PD 30-34 përqind, LSI 11-15 përqind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat