Befason Pandeli Majko pas fitores së PS-së

Shqipëria

Befason Pandeli Majko pas fitores së PS-së

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 13:45
Pandeli Majko

Dy ishin faktorët që sipas Pandeli Majkos ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste, e para fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesmarrja e demokratëve në zgjedhje.

Të dy këto arsye Majko i artikuloi gjatë një interviste në Abcnews në studion e gazetares Juli Xhokaxhi. Kur foli për fushatën që ndërtoi Partia Socialiste muajin e fundit, Majko ia dha të gjitha meritat Edi Ramës.

Por deputeti socialist pranoi se “duhet qëndruar me këmbë në tokë” kur analizohet rezultati. Sipas tij, fitorja e Rilindjes i dedikohet edhe një rënieje të dukshme të pjesëmarrjes së elektoratit demokrat, që ka favorizuar PS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat