KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

Shqipëria

KQZ paralajmëron komisionerët: Deri në 22:00 të keni mbaruar numërimin

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 14:52
Drilona Hoxhaj

KQZ ka deklaruar se deri në orën 22:00, në të gjithë vendin duhet të ketë përfunduar proçesi i numërimit.

Përmes zëdhëneses Drilona Hoxhaj, KQZ apeloi komisionerët të vijojnë me procesin, në të kundërt do të shkarkohen.

“Të shkojnë menjëherë në vendet e tyre dhe të fillojnë menjëherë procesin e  numërimit. Të zbatojnë nenin 142 të kodit zgjedhor, i cili e përcakton që ata duhet të përfundojnë proçesin e numërimit dhe nxjerrjen e tabelës përmbledhëse të rezultateve brenda ditës së sotme në orën 22:00. Refuzimi për të vijuar procesin e numërimit përmbën shkak për shkarkimin e tyre. Menjëherë të marrin masat dhe të fillojnë proçesin e numërimit”, tha ajo.

Ndërkohë deri në orën 14:00 është numëruar 51.08 % e kutive të votimit.

Kur janë numëruar 2739 kuti votimi nga 5362 gjithsej, projeksionet parashikojnë PS deri tani 73 mandate, kundrejt PD me 43 mandate.

LSI deri tani numëron 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat