Zbulohet “puçi” që PS i bëri LSI-së për zgjedhjet e 2015 në Pogradec

Shqipëria

Zbulohet “puçi” që PS i bëri LSI-së për zgjedhjet e 2015 në Pogradec

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:03
Diana Mile

Qarku i parë që përfundoi numërimin e votave për zgjedhjet parlamentare ishte ai i Korçës.

Më konkretisht në këtë qark PS mori 6 mandate, PD 4 dhe LSI 1.

Ky qark njihet si një bastion i të majtëve, edhe pse bashkia e Pogradecit drejtohet nga Eduard Kapri, i cili është i zgjedhur nga PD-ja.

Ai e mori mandatin gjatë zgjedhjeve të vitit 2015, ku përballë tij ishte Diana Mile, kandidate e së majtës së bashkuar, por e propozuar nga LSI.

Por në një vështrim tek votat e bashkisë së Pogradecit të sapo numëruara, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare sheh se PS ka dalë forcë e parë, PD e dyta dhe LSI në vend të tretë.

Pra bëhet fjalë për një votë masive të pogradecarëve për PS-në, gjë që nuk e bënë gjatë vitit 2015.

Tashmë vërtetohen fjalët e nënkryetarit të LSI-së Luan Rama se gjatë vitit 2015 PS bëri pazar duke i shitur votat tek kandidati i Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat