Koço Kokëdhima: E dija çfarë do të ndodhte këto zgjedhje

Shqipëria

Koço Kokëdhima: E dija çfarë do të ndodhte këto zgjedhje

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:09
Drejtuesi i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima

Drejtuesi i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima, në një reagim në Facebook, pas publikimit të raportit të monitorimit të OSBE/ODIHR-it, u shpreh se nuk kishte asnjë iluzion që Rilindja dhe PD-ja do të bënin zgjedhje me standarde, ndaj edhe kjo ishte arsyeja kryesore që nuk u fut në zgjedhjet parlamentare.

Sipas Kokëdhimës PS dhe PD nuk bëjnë dot dhe as nuk kanë vullnet që të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme dhe pret që parlamenti i ri të zgjidhë përfundimisht problemin e zgjedhjeve në Shqipërisë.

“Zgjedhjet e 25 qershorit u bënë me dhjetra shkelje të rënda të ligjit dhe kushtetutës. Zgjedhjet e 25 qershorit janë të pabesueshme, të pandershme, të deformuara dhe jo të lira. Raporti i sotëm i OSBE/ODIHR-it do harrohet shpejt pas zgjedhjeve të ardhshme që do jenë si ato të 25 qershorit. PS dhe PD nuk bëjnë dot dhe as nuk kanë vullnet që të bëjnë zgjedhje të lira e të ndershme. Të dy partitë e mëdha e të vjetra, sa herë janë në pushtet vjedhin, trafikojnë, manipulojnë, blejnë e shesin votat në çdo palë zgjedhje! Zgjidhja pret që puna e parë e parlamentit të ri të jetë reforma zgjedhore dhe çdo masë tjetër që do të zgjidhte përfundimisht problemin e zgjedhjeve në Shqipëri” – thotë Kokëdhima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat