PS vazhdon të prijë bindshëm

Shqipëria

PS vazhdon të prijë bindshëm

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 22:40
Qendra e numerimit te votave

Tani kur në disa qendra numërimi, ka përfunduar procesi i numërimit të votave, PS vazhdon të prijë me 73 mandate, PD ka 43 dhe LSI 19.

Këto janë rezultatet e fundit nga numërimi 4539 kutive, nga 5362 sa janë gjithsej.

PS që nga fillimi i numërimit të votave ka prirë dhe tani ka 72 mandate nga 48.22% të votave sa ka fituar kjo parti, PD ka 44 mandate nga 28.74%, LSI 19 mandate nga 14.42%, PDIU 4 mandate nga 4.8% dhe PSD 1 mandat dhe ka fituar 1%.

Partitë tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat dhe kanë vetëm 1 % votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat