Vjen reagimi i parë nga PS, priten ende surpriza

Shqipëria

Vjen reagimi i parë nga PS, priten ende surpriza

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 23:28
Edi Rama

Ka ardhur reagimi i parë nga selia e Partisë Socialiste lidhur me rezultatin e zgjedhjeve.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka cilësuar këo votime si një rezultat histori në favor të PS.

"Kjo është një votë historike që na kujton se shqiptarët na kanë dhënë më shumë përgjegjësi për të qeverisur. Duhet t'i përgjigjemi në mënyrën më të mirë të mundëshme çdo vote të shqiptarëve dhe ta çojmë tepsinë për skrap. Falenderoj të gjithë qytetarët shqiptarë, komisionerët dhe numëruesit, të cilët po kontribuojnë në një proces mjaft të mirë zgjedhor", tha Tahiri.

Si drejtues i fushatës në kryeqytet, Tahiri vlerësoi edhe rezultatin mjaft të mirë të PS në Tiranë, si dhe theksoi optimizmin për një mandat të 18 në këtë qark.

"Tirana ka qenë lokomotiva e kësaj fitoreje të Partisë Socialiste dhe uroj që të arrijmë të marrim edhe mandatin e 18 në kryeqytet", u shpreh ish ministri.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat