Idrizi pa mandat deputeti? Kreu i PDIU tregon të vërtetën e Tiranës!

Shqipëria

Idrizi pa mandat deputeti? Kreu i PDIU tregon të vërtetën e Tiranës!

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 07:33
Shpëtim Idrizi

Mediat në Tiranë kanë raportuar për një rrezik që i kanoset mandatit të PDIU-së në kryeqytet, mandat që përfasqësohet nga vetë kryetari i kësaj force politike Shpëtim Idrizi.

Edhe pse nga rezultate që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shfaq në kohë reale, PDIU nuk ka rënë në asnjë moment nën pragun 3 % prej momentit kur ka marrë mandatin, mediat në fakt kanë folur për një mandat të 18-të të Partisë Socialiste në Tiranë, të cilit ja kishte marrë Idrizit, duke lënë pa karrigen e deputetit Shpëtim Idrizin.

Të vërtetën e kësaj situate e ka zqaruar vetë kreu i PDIU-së.

 “PDIU e ka mandatin .. për asnjë rast nuk ka rënë pragu nën 3 përqind”, shkruan Idrizi.

PDIU humbi një deputet në qarkun e Dibrës, ku e para e listës Reme Lala, deklaroi kalimin e saj te Partia Socialiste. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat