Deputetja e PD, Qirici: Dorëheqja e Bashës akt i diktuar nga vullneti i votës

Shqipëria

Deputetja e PD, Qirici: Dorëheqja e Bashës akt i diktuar nga vullneti i votës

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 23:33
Eleina Qirici

Edhe deputetja tjetër e Partisë Demokratike, Eleina Qirici, e cila nuk është rikandiduar nga kryetari Basha, bashkohet me kërkesën e shumë demokratëve të tjerë për dorëheqjen e kreut demokrat.

Ajo thotë se kërkesa është jo vetëm vendim i përgjegjshëm, por akti diktohet nga vullneti i votës.

Reagimi:

Që një kryetari partie politike, pas një humbjeje në një garë elektorale për zgjedhje parlamentare, t’i kërkohet tërheqja nga posti i kryetarit, është jo vetëm vendim i përgjegjshëm nga ana e palëve, por akt që diktohet nga vullneti i votës.

Përshëndes kërkesën e një grupi drejtuesish/demokratësh që i drejtohen kreut të PDSH për dorëheqje dhe analizë të thellë post-zgjedhore, por do të doja të bëj të ditur që emrat e listuar, para se personat të renditen, duhet të pyeten dhe të shprehin vullnetin e tyre për të qënë pjesë e kërkesës, jo thjesht dhe vetëm në respekt të vullnetit të individit, por edhe për të formalizuar një vendimmarrje kolegjiale shprehur mes një deklarate hartuar në unanimitet (për të cilën nuk kam patur dijeni).

Renditja e emrit tim në listën shumëemërore që pason deklaratën, si dhe vetë teksti i deklaratës më është bërë i njohur nga media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat