Fitorja e bashkisë, Basha: Nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë

Shqipëria

Fitorja e bashkisë, Basha: Nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 07:41
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur fitoren e kandidatit të djathtë në Bashkinë e Kavajës Isa Sakja.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i selisë blu që dje ngriu përkohësisht funksionet e tij në parti, u shpreh se nga Kavaja do të nisë ringritja e Shqipërisë.

“Lajm i mrekullueshëm nga Kryeqyteti i Lirisë dhe Demokracisë: Isa Sakja u zgjodh Kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës! Urimet e mija më të përzemërta qytetarëve të Kavajës për këtë ngadhënjim mbi krimin, korrupsionin dhe terrorin e bandave!

Mirënjohje të thellë demokratëve të Kavajës dhe Kryetarit Sakja për këtë fitore ogurbardhë! Nga Kavaja heroike e qëndresës, përballjes dhe fitores do të nisë ringritja e Shqipërisë. Zoti e bekoftë Kavajën e Lirisë dhe Demokracisë!”, u shpreh Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat