Reagon Deda: Basha nuk është “diversant” në PD

Shqipëria

Reagon Deda: Basha nuk është “diversant” në PD

Nga: Bota Sot Më: 28 qershor 2017 Në ora: 08:10
Albina Deda

Deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda, ka thënë se Lulzim Basha nuk është “diversant” në PD, por është i vetmi kryetar legjitim i saj deri në zgjedhjet e ardhshme të kësaj partie.

Në një reagim për media, Deda ka thënë se PD është themeli i demokracisë, shkruan Bota sot.

Më poshtë reagimi i saj i plotë:

LULZIM BASHA NUK ËSHTË “DIVERSANT” NË PD

Lulzim Basha nuk është diversant që ka ngjallur instinktet "vigjilente"të atyre që sot na kujtuan kohën e zezë të fletë-rrufeve!.

Ai jo vetëm është kryetari legjitim i PD-së deri në zgjedhjet e ardhshme në parti por dhe njëri nga investimet më të mëdha, më serioze dhe më të kultivuara të Partisë Demokratike.

Jemi parti themeli e demokracisë ndaj duhet ne, PD, të parët, të demostrojmë vetëpërmbajtjen dhe normat demokratike larg presioneve, shantazheve dhe intimidimeve.! 

AD/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat