Ulërimat në kupë të qiellit, plas keq sherri mes pushuesve në Jalë

Shqipëria

Ulërimat në kupë të qiellit, plas keq sherri mes pushuesve në Jalë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 08:20
Pamje nga video

Disa persona janë konfliktuar mes tyre dhe janë përfshirë në një sherr masiv pasditen e sotme në fshatin turistik në Jalë.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje dhe ka bërë që kalimtarët të kthejnë kokën nga ata që po ziheshin.

JOQ.al bën me dije se ata që kanë nisur sherrin janë turistë pushues që kishin shkuar në fshatin jugor për të kaluar disa ditë pushime. Nuk dihet arsyeja e sherrit mes tyre, por në sfond dëgjohen vetëm të ulëritur.

Vihet re prania e fëmijëve dhe femrave, por enigmë ngelin personat e përfshirë në sherr si dhe arsyeja e kësaj meseleje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat