PD rimerr pas 6 vitesh Bashkinë e Kavajës, Isa Sakja përqafohet me humbësin e PS. Ja mesazhi që jep

Shqipëria

PD rimerr pas 6 vitesh Bashkinë e Kavajës, Isa Sakja përqafohet me humbësin e PS. Ja mesazhi që jep

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 08:24
Ilustrim

Kavaja mesoi sot emrin e kryetarit te ri te Bashkise pas shkarkimit te Elvis Roshit. Ai eshte Isa Sakja i PD qe fitoi me 28 vota me shume.

Ne kete menyre demokratet rikthehen ne pushtet ne Kavaje pas dy humbjeve radhazi ne 2011 dhe 2015.

Pas rezultatit Kavaja dha edhe një tjetër mesazh të madh qytetarie, kur mbyllja e numërimit dhe shpallja e fituesit u shoqërua me një përqafim mes dy rivaleve te forte, kandidateve në garë, Sakja dhe Muratit.

Image
Isa Sakja përqafohet me humbësin e PS

Mesazhi i kryebashkiakut te ri 

Pas fitores demokrati Isa Sakja ka dale me nje mesazh per gjithe bashkeqytetaret.

“Faleminderit te dashur bashkeqytetare! Faleminderit qe qendruat, luftuat dhe me besuat! Ju jam pafundesisht mirenjohes per gjithe angazhimin tuaj ne kete fushate qytetare qe zhvilluam se bashku per nje Kavaje per qytetaret e saj, per nje Bashki ne sherbim te qytetareve, pa i ndare ata ne te djathte e te majte. Mirenjohje!”-tha ai.

Rezultati

Dorjan Murati i PS ka 11.127 vota ndersa kanditati i djathte Isa Sakja ka 11.155 vota. Kandidati i LSI-se Maksim Kona ka marre 1969 vota, ndersa te pavlefshme kane dale plot 698 vota.

Komisioneret kane gjetur edhe 80 vota te hedhura ne kutine e gabuar, te cilat do te numerohen sot. Megjjthate sipas tyre rezultati nuk ndryshon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat