Firmosi për largimin e Bashës nga PD, dhëndri i Berishës bën një sqarim: Ja e vërteta!

Shqipëria

Firmosi për largimin e Bashës nga PD, dhëndri i Berishës bën një sqarim: Ja e vërteta!

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 10:22
Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi ka sqaruar kërkesën e firmosur në lidhje me largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së.

Ai ka reaguar mbrëmë pas emisionit “Opinion”, ku u analizua pikërisht rebelimi brenda PD ndaj Bashës. Në reagimin e tij ai thotë se nuk di kush e bëri çorap deklaratën sepse “unë kam rënë dakord vetëm me deklaratën e anëtarëve të Kryesisë së PD-së”.

Reagimi i Malltezit

“Kam rënë dakord veç me deklaratën e anëtarëve të kryesisë; me dënimin e PS për drogën paratë e pista, kërcënimet, etj. Nga ana tjetër dënojmë përcarjen që futi Basha përmes zhdukjes së simboleve të PD dhe përçarjes së partisë me Republikë e Re dhe e Vjetër. Po kështu kam kërkuar dorëheqjen e Bashës për t’i hapur rrugë zgjedhjeve në parti”. 

Më tej në sqarimin e tij për Opinion, Malltezi thotë se nuk di kush e ka bërë çorap qëllimisht se “grupi ka bërë një deklaratë të dytë kundër Bashës. Unë s’kam qenë dakord dhe duket inatëçore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat