Vota pro Bashës/Zëdhënsja e PD-së tregon telefonatën “sekrete” me Selamin: Ishte mbrëmje dhe me kërshëri po…

Shqipëria

Vota pro Bashës/Zëdhënsja e PD-së tregon telefonatën “sekrete” me Selamin: Ishte mbrëmje dhe me kërshëri po…

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 20:11
Eduard Selimi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Silvi Bardhi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e saj në rrejtin social Facebook, tregon një telefonatë të saj me Eduard Selamin, i cili ka shpallur tashmë kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike.

Ndërkohë telefonata mes Bardhi-t dhe Selamit është zhvilluar në kohën kur ky i fundit garonte për të qenë sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe i kishte kërkuar që të kishte edhe votën e saj.

Statusi i Silvi Bardhi:

Ne fillim shtator te vitit 2014 nje numer i panjohur ra ne telefonin tim. Sapo isha zgjedhur anetare e Keshillit Kombetar te Partise Demokratike. Dhe, si e tille gezoja te drejten te votoja per anetaret e departamenteve, sekretariateve dhe sekretarit te pergjithshem. Ne ate kohe kandidatet ishin ne fushate dhe kontakti me ne zgjidhej te ishte me telefon, ftese per nje kafe apo kishte raste edhe ne dreke, por ne te shumten e rasteve, adeti kryhej me telefon… Ishte mbremje dhe me kersheri po ndiqja lajmet. Ne te njejten kohe, mendoja, se kush do te ndjente realisht nevojen per te kerkuar voten thjeshte, pa ndonje lodhje, pa te te pare ne sy, pa te te shfaqur platformen, me pak fjale, te te lypte deshperimisht voten. Befas nje numer i panjohur shfaqet ne telefonin tim. Ne nenqeshje prita te kuptoj se kush kishte mbetur keq per vota. Ishte Eduard Selami. Urdhero i thash. Silvi mirembrema m’u pergjigj. Ti e di se ne jemi ne zgjedhje. Une kandidoj per Sekretar i Pergjithshem. Mund te konsideroj ne voten tende? Nenqeshja vazhdoi… Mirembrema z.Selami i thash. Vota eshte e fshehte dhe e tille dua te mbetet edhe ne biseden tone, iu pergjigja. Ishte nje telefonate deshperuese te cilen e mora vetem nje here ne keto tre vite opozite te veshtire te Partise Demokratike. Nese nje kandidat per postet me te larta drejtuese, thjesht te konsideron numer ne listen e votuesve, eshte e veshtire ta cilesosh kandidat per partine me te madhe opozitare. Ndaj z.kandidat, e di qe numrin tim te tel e ke fshire, sepse nuk te duhej me, por demokratet duhe ta dine kete pjese te vogel te historise sone te veshtire te Partise Demokratike. VOTOJ Lulzim Basha Kryetar i PD!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat