Nuk ndalen penalizimet në administrate, ja procedimi penal për…

Shqipëria

Nuk ndalen penalizimet në administrate, ja procedimi penal për…

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 14:17
Ilustrim

Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë kanë filluar procedimin penal për inspektorin e Inspektoratit të Pyjeve dhe Mjedisit në Korçë, shtetasi D.M, 41 vjeç.

41-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shpërdorim detyre”, ndërkohë  që Prokuroria e Rrethi Gjyqësorë Korçë ka vendosur që këtë shtetas ta procedojë në gjendje të lirë.

Njoftim për shtyp

Korçë

Procedohet penalisht në gjendje të lirë  inspektori i Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit, për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit :

D.M, 41 vjeç, banues në fshatin Kallamas-Pustec (me detyrë inspektor pranë Inspektoriatit të Pyjeve dhe Mjedisit Korçë).

Procedimi ndaj tij filloi pasi, dyshohet se ky shtetas ka favorizuar mjete të ndryshme të papajisura me dokumentacionin e duhur, për të transportuar lëndë drusore nga fshati Lozhan drejt Maliqit, si edhe nga fshati Vithkuq drejt qytetit të Korçës.

Sqarojmë se ky rast është ndjekur me metoda speciale të hetimit. Gjithashtu për këtë shtetas  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka vendosur masën : “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar  nga  neni 242 i Kodit  të  Procedurës  Penale.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat